VEPRIMTARIA JETËSORE SHKURTIMISHT: 

  • Ka kryer Fakultetin Ekonomik në Prishtinë në vitin 1989;
  • Nga viti 1990 deri në vitin 1992 ka punuar profesor në shkollën e mesme ekonomike në Skenderaj;
  • Ka qenë i angazhuar në veprimtarinë politike kombëtare në kundërshtimin e ndryshimeve  kushtetuese të fundviteve ’80;
  • Ka qenë i angazhuar në fillimvitet '90 ne krijimin e alternativave të reja politike në Kosovë në themelimin e degës së Parlamentit Rinor në Skenderaj, dhe degës së LDK-së në Prekaz të Poshtëm ku është zgjedhur Kryetar;
  • Ka qenë një nga organizatorët dhe drejtuesit e përleshjes së parë të armatosur në Kosovë të ndodhur në dhjetor të vitit 1991 në Prekaz;
  • Ka emigruar në Londër në fillimvitet ’90;
  • Në Londër në vitin 2000 ka marrë titullin ACCA që është çërtifikimi më i lartë profesional  ndërkombëtar në kontabilitet dhe revizion financiar i barasvlefshëm me Magjistër i Shkencave;
  • Ka qenë aktivë në organizimet e komunitetit shqiptar në Londër;
  • Është një nga aksionarët themelues të Bankës BpB;
  • Është kthyer në Kosovë në vitin 2001 ku ka themeluar kompaninë për revizion financiar, këshilla profesionale dhe kontabilitet me të cilën ka punuar deri në vitin 2010;
  • Nga viti 2009 fillimisht punon në PTK dhe pastaj nga viti 2011 në Postën e Kosovës ku punon sot;
  • Është i angazhuar në publicistikë me shkrime autoriale, botim të një libri, prononcime për media dhe postime në facebook;
  • Që nga kthimi në Kosovë, ka mbajtur të paprekur ndershmërinë dhe profesionizmin në të gjitha angazhimet profesionale e jetësore;
  • Mbajtja e paprekshmërisë së ndershmërisë dhe profesionizmit është arritur me goditje e futje të gërshërëve nga rrjeti i strukturave të mshefta serbo-ruse në Kosovë si në veprimtarinë profesionale ashtu edhe në jetën private;
  • Jeton në Prishtinë, është i martuar me një grua të mrekullueshme, ka dy fëmijë të mrekullueshëm;


 VEPRIMTARIA PROFESIONALE: - shih CV-në e bashkangjitur;


SHËNIM:

Shkrimet janë kryer si reflektim pasqyre të momentit në zhvillimet e kohës duke patur në qendër individin dhe shoqërinë në Kosovë. Zhvillimet shoqërore janë proces në levizje. Jam përpjekur që nga këndveshtrimi im të kap momentin zhvillimor të fenomeneve, dukurive dhe proceseve shoqërore. Besoj se vlerën e plotë të shkrimeve lexuesi mund të arrijë kur përmbajtjen e shkrimit e shikon nga prizmi i momentit kohor kur është kryer shkrimi. 

Synimi ka qenë që faqja në internet të përmbaj të gjitha shkrimet e çfarëdo lloji të shkruara në çfarëdo kohë. Shkrimet i kam grumbulluar kohë pas shkrimit dhe mund të kam munguar ndonjë. Ekziston edhe mundësia që ndonjë shkrim të jet fshi nga ndonjë dorë e msheft, jo e imja.